Loading...

Tregim dhe mësim - Gentjan Mara

Adhurimi është shtylla e fesë

Një grua e ve, me dy jetimë, ishte fqinje me tabiinin e madh Mensur ibn el Mutemir 132h.
Dy vajzat e kishin zakon te dilnin në terace natën vonë, kur të gjithë flinin.
Një natë prej netësh u ngjitën në teracë, dhe kur zbritën i thanë nënes së tyre:
-Nënë, në teracën e fqinjit tonë ka qenë një shtyllë, ndërsa sonte nuk ishte më.
Nëna me lot ne sy u thotë:
-Nuk ka qenë shtyllë o bijat e mia, por ka qenë Mensuri i cili e gdhinte gjithë natën duke u falur, kishte shumë raste që e kalonte natën me një rekat, ndërsa sot u varros.
Hiljetul Eulija 2/213.

Fragmenti nga libri "Tregim dhe mësim" me autor Gentjan Mara

Allahu nuk i kthen bosh duart e të sinqertit
Xhamia Hasen ne Damask te Sirise
Xhamia Hasen - Damask, Siri

Hasen Habenekeh el'Mejdani, një dijetar i shquar Sirian i cili ndërroi jetë më 1978.
Në vitet 1950, Damasku po sundohej nga një fryme e re, fryma e ndyrë komuniste.
Mirëpo kjo nuk e pengonte hoxhën që të shfrytezonte popullaritetin e tij, për ndertimin e një xhamie gjigande në lagjen Mejdan, që mban emrin e tij.
Xhamia Hasen ka një sipërfaqe prej 6784m dhe është e perbëre nga dy kate dhe një bodrum.
Gjysma e tokës ishte pronë e bashkisë së Damaskut, e cila e kishte dhëne lejen e ndërtimit, mirëpo kur xhamia arriti në gjysmën e saj, bashkia kërkonte vlerën e tokës me një ultimatum një javor, në të kundërt objekti do të shembej.
Hoxha i trokiti dyert e tregtareve të njohur, mirëpo askush nuk iu pergjigj, pasi shuma ishte e madhe.
Nuk pa zgjidhje tjetër, vetëm se t'u thonte të pranishmëve që ndodhenin në shtëpine e tij:
-Ju jap tapinë e shtëpise tek noteri dhe ju m'i jepni 50 mij lira borxh me nje afat kohor (kjo ishte një shumë, shumë e madhe për kohën).
Ata pranuan, mirëpo kur kaloi në dhomën tjetër për t'i kërkuar bashkshortes tapinë e shtëpise, kjo e fundit që ishte pronare e shtëpise i drejtohet të shoqit në zë të lartë:
-Kur nuk i vjen turp një tufë burrave që ndodhen aty, të pranojnë një veprim të tillë prej teje, pse duhet të ta jap unë?
Kam një jetë që vuaj për të pasur shtëpi timen, dhe tani që Zoti ma mundësoi ta kem, po më kërkon që ti jap duart?!
Vallahi nuk ta jap!
Hyri hoxha në dhomën e pritjes ku ndodhenin burrat i pikëlluar dhe diçka pëshpëriste me vete.
Nuk zgjati vetëm se pak kohe dhe bie zilja e shtëpise, një vizitor nga Jordania, i panjohur kishte ardhur.
Pasi u rehatua dhe u qeras, i drejtohet hoxhës dhe i thotë:
-Im vëlla ka nderruar jetë para një jave dhe para se të vdesë na ka lëne një amanet.
Na ka lënë një shumë prej 50 mijë lirash për t'i sjellë këtu tek ti, t'i përdoresh për ndërtimin e ndonjë xhamie në Sham kur të jetë e mundur.
Hoxhës iu mbushën sytë me lot dhe i tha:
-Dorëzoja këtyre, o vëlla, të plotësojnë çmimin e truallit të xhamisë.
Vërtetë, Allahu nuk i kthen bosh duart e sinqerta, që i drejtohen Atij me lutje.

Fragmenti nga libri "Tregim dhe mësim" me autor Gentjan Mara


Pasuria e vërtetë është ajo e zemrës

Ibrahim ibn Ed'hemi (Zoti e mëshiroftë!), nuk para pranonte dhurata nga të tjerët e jo më lëmoshë e sadaka.
Ai ushqehej vetëm nga ato që fitonte prej punës së tij.
Një ditë prej ditësh, një i njohuri i tij i lëshoi be duke i thënë:
-Pash hatrin e Zotit!
Mos ma refuzo këtë rrobe që e kam taksuar si dhuratë për ty.
Kur i përmendi hatrin e Allahut, Ibrahimi u trondit dhe i tha:
-Nëse je i pasur do e pranoj dhuratën tënde.
-I pasur jam,- ia ktheu burri.
-Sa xhybe të tilla i ke?
-Kam 1000 të tilla.
-A do dëshiroje që t’i kishe 2000?
-Patjetër që po!
-Atëherë të kërkoj ndjesë, por nuk mund ta marr dhuratën tënde pasi ti je i varfër, se po të ishe i pasur nuk do lakmoje të kishe dhe më shumë, pasuria e vërtetë është të kënaqesh me atë që posedon.
"El bidaje uen nihaje" 10/479.

Fragmenti nga libri "Tregim dhe mësim" me autor Gentjan Mara



Video - Ligjërata